Sport Ndërkombëtar

Guardiola: Askush nuk mund të krahasohet me Messin

Messi dhe Guardiola

Sfida e radhës e Manchester City është ndeshja e mbetur në Premier League me West Ham United, që zhvillohet sonte nga ora 21:00.

Para këtij dueli, trajneri Pep Guardiola është pyetur edhe për krahasimin në mes të Haaland dhe Messi.

“Messi/Haaland? Nuk mund ta krahasosh asnjë lojtar me Messin, Leo është lojtari më i kompletuar që kam parë ndonjëherë. Vizioni, pasimet, duelet, shumë gjëra.

Shpresoj që Haaland t’i afrohet, do të ishte shumë mirë për ne”, tha Guardiola në konferencën para ndeshjes ndaj West Ham United.

/Shqip.com