Sport Ndërkombëtar

Guardiola “arsyetohet” me ironi për humbjen

Manchester City ka fituar pothuajse gjithçka këtë sezon,  me përjashtim të Community Shield (Superkupës së Anglisë), të cilën e humbi sot ndaj Arsenalit.

 I mundur një vit më parë nga Liverpool, Manchester City synonte të hakmerrej të dielën ndaj Arsenalit, i dyti në edicionin e fundit të Premier League.

Megjithatë, edhe pse djemtë e Pep Guardiolës ishin në avantazh 1-0, më në fund u barazuan 1-1 pas golit të Trossard, në minutat e fundit të shtesave (90’+12), para humbjes së ndeshjes me penallti.

Pas kësaj disfate, trajneri Pep Guardiola u pyet për kohën e shtuar të ndeshjes, e cila shkoi në 14 minuta pasditen e sotme.

“Është një pyetje e mirë për bordin ndërkombëtar dhe gjithë këta njerëz, sepse ata nuk konsultohen me drejtuesit, nuk konsultohen me lojtarët, cili është mendimi i tyre? Duhet ta pranosh, duhet të bësh ashtu siç thonë ata. Ata i zgjasin (ndeshjet) për gola.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola

Nëse çdo herë që shënoni një gol, në një ndeshje që është 4-3, ju nevojiten 30 sekonda ose 45 sekonda për secilin gol. Po t’i shumëzojmë shtatë golat, atëherë nesër në mëngjes në orën 9 të mëngjesit do të jemi ende në lojë”, u shpreh gjithë ironi Guardiola.

Ky rregull që tashmë ishte debatuar edhe në Botërorin e kaluar, në Katar, por që gjatë këtij sezoni, do të aplikohet në futbollin britanik.

/Shqip.com