Lajme

Grupi Wenger pretendoi se ka në kontroll Soledar, Ukraina: E pavërtetë!

Grupi Wenger pretendoi se ka në kontroll Soledar, përgjigjet Ukraina: E pavërtetë! Po zhvillohen beteja të ashpra, por…

Ukraina i është përgjigjur deklaratave të grupit rus Wanger, i cili më herët pretendoi se forcat ruse kanë marrë kontrollin në Soledar.

Ka qenë zëdhënësi i Komandës Ushtarake Lindore, Sergiy Cherevaty, që në një deklaratë të tij tha se beteja për Soledar ishte shumë e rëndësishme, por forcat ukrainase nuk i lejuan rusët të depërtojnë në vijat e frontit.

“Qyteti nuk është nën kontrollin e Federatës Ruse. Luftimet e ashpra po zhvillohen. Situata atje është e komplikuar”, ka thënë ai.

/Shqip.com