Lajme

Grupi “Wagner”: Kemi nën kontroll 80 % të Bakhmutit

Grupi mercenar rus “Wagner”
Grupi mercenar rus “Wagner”

Grupi i mercenarëve rusë “Wagner” pretendon se kontrollon 80 % të qytetit të Bakhmutit.

Yevgeny Prigozhin, kreu i Grupit Wagner, pohoi të martën se rreth 80 % e qytetit kontrollohet nga luftëtarët e tij.

Pavarësisht pretendimeve ruse, Ukraina nuk ka konfirmuar lajmin.

Bakhmuti është kthyer në një nga qytetet më me interes të Rusisë për shkak të pozicionit gjeografike dhe pasurive nëntokësore.

/Shqip.com