Lajme

Grupi i dytë i muslimanëve arrinë në Xhedë, pas anulimit të udhëtimit si pasojë e defektit të avionit

Meka

Grupi i dytë i besimtarëve musliman të cilët ishin nisur për në haxh kanë arritur në Mekë.

Kështu është bërë e ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një njoftimi për media.

“Ju njoftojmë se grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova, të cilët kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, ka arritur në aeroportin e Xhedes”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Lexo edhe:
Avioni që kishte për t’i çuar besimtarët kosovarë në haxh pëson defekt teknik

Ky grup kishte për të udhëtuar të mërkurën për në Arabinë Saudite ku gjendet Qabja.

Kurse, udhëtimi i tyre është shtyrë për sot për shkak të një defekti që pësoi avioni.

Lexo edhe:
Tahiri i LDK-së dhe Rrahmani i VV-së nisen për në haxh

Theksojmë se për në haxh janë nisur edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani dhe anëtari i Kryesisë i LDK-së Xhafer Tahiri./Shqip.com