Lajme

Grupi i Bashës mungoi në Kuvend, Berisha: Zbatojnë porositë e Ramës

Deputetët e Lulzim Bashës munguan edhe sot në punimet e seancës së Kuvendit. I pranishëm nuk ishte as vetë Basha. Pas përfundimit të parlamentit, Sali Berisha ka folur për mediat duke bërë një koment edhe për grupin e Bashës të cilët në deklaratat e bëra në media thonë se distancohen nga veprimet e Rithemelimit.

Por, Berisha thotë se e vërteta është ndryshe dhe se deputetët e Lulzim Bashës po zbatojnë porositë e Ramës, duke iu shmangur situatave që po shkaktohen në Kuvend si vijim i aksionit opozitar.

Basha vazhdon zbaton porositë e Ramës. Sa i përket lobimit ne siç e dini ju bëjmë auditin dhe rezulton se asnjë qindarkë nga ato para, një shumë e vogël 20-30 mijë dollarë, nuk kanë hyrë dhe dalë nga arka e partisë Bashës ja mbylli dosjen Rama dhe s’ia dërgoi në GJK për ta shfrytëzuar siç po e shfrytëzon”, tha Berisha.

Ndërsa deputeti Ervin Salianji tha se opozita do të përshkallëzojnë aksionet. Duke iu referuar kaosit dhe rrëmujës në Kuvend, Salianji tha se karriget janë të popullit jo të deputetëve socialiste.

Ne vendosëm që karriget të cilat janë të popullit, pasi vetëm prapanicat kanë të veten. I demaskuan duke qëndruar në këmbë. Në kërkojmë komisione hetimore, që të kontrollojmë paratë e qytetarëve shqiptarë. Do të përshkallëzojmë çdo aksion tjetër. Është një protesta për të treguar se ky parlament nuk ka normalitet. Çfarë e kanë pronë të veten e ka PS, Kuvendin. Jemi në kushtet një regjimi”, tha Salianji.

Deputetët e opozitës shkuan më herët sot në sallën e Kuvendit dhe në shenjë proteste lëvizën nga vendi dhe kthyen përmbys karriget e kolegëve të tyre socialistë. Nuk munguan as përplasjet mes deputetëve, ndërsa Salianji ndezi dy tymuese.

Pavarësisht nga situata kaotike, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vijoi me votimin e rendit të ditës. Kuvendi mbylli punimet shpejt dhe seanca zgjati vetëm 22 minuta pasi votoi projektligjet me 74 vota pro dhe asnjë kundër.

/Shqip.com