Sport Shqiptar

Grumbullohet Kosova U18, publikohet lista

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) këtë vit krahas Përfaqësueses U20, në konkurrencën e Femrave në Kampionatin Evropian do të paraqitet edhe me U18.

Grumbullimi i parë i grup moshës U18 do të mbahet nesër (21 qershor) në shkollën Model në Prishtinë nga ora 17:00.

Përfaqësuesja U-18 do të udhëhiqet nga trajneri Furkan Saglik, i cili do të asistohet nga Aurora Muhaxheri si dhe Emrah Karatas.

Kampionati U18, këtë vit do të zhvillohet në Durrës të Shqipërisë nga datat 1 deri më 6 gusht. Kosova U18 gjendet në Grupin B me Shqipërinë, Armeninë dhe Moldavinë.

Lista e plotë:

Olsa Tahiri

Etna Rexhepi

Merisa Bilalli

Ylza Uka

Vesa Krasniqi

Dea Tahiraj

Elda Mulhaxha

Malvina Haziri

Vesa Sefaja

Flutra Mehmeti

Erzana Mulaku

Erona Kajtazi

Teuta Prishtina

Anila Salihu

Malona Leka

Vesa Nikqi

Erisa Nimani

Elsa Shala

Jeta Muzlialaj

Eva Kurshumlija

Melisa Akbal

Rona Avdiu

Gerta Hoti

/Shqip.com