Lajme

Grubi uron Krasniqin: I gëzohem frymës së re në PDK

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka uruar kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin me rastin e zgjedhjes së tij në krye të kësaj partie, njofton Shqip.com.

Grubi thotë se i gëzohet unitetit dhe frymës së re në PDK.

Më tej në urimin e Grubit shkruan se me Krasniqin njihet për një kohë të gjatë dhe bashkë kanë zhvilluar beteja për Kosovën në Parlamentin Evropian.

“I gëzohem unitetit dhe frymës së re në Partinë Demokratike të Kosovës që u arrit nëpërmjet të zgjedhjes së Memli Krasniqit në krye të partisë. Me Memlin njihemi gjatë kohë dhe kemi zhvilluar beteja të përbashkëta për Kosovën në Parlamentin Evropian, në forumet rajonale dhe në Uashington, andaj dhe e njoh përkushtimin dhe vullnetin e tij të fortë. I uroj shumë sukses në këtë përgjegjësi të madhe që ka marrë përsiper dhe shpreh gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin për punë të drejta e të duhura për Kosovën dhe rajonin”, ka shkruar Grubi.

Krasniqi ka marrë udhëheqjen e PDK-së të shtunën në Konventen e 10-të zgjedhore të mbajtur nga kjo parti. Ai mori 469 vota pro, shtatë kundër dhe një abstenim. /Shqip.com