Kulturë

Grubi për Sunny Hill: Ideal do të ishte organizimi i përbashkët Shkup, Tiranë, Prishtinë

Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Pas anulimit të Festivalit më të madh ndonjëherë në Kosovë, “Sunny Hill”, nuk kanë qenë të pakta as reagimet nga krerët e vendeve të rajonit.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka thënë se Festivali Sunny Hill do të ishte i mirëpritur edhe në Shkup.

Tutje, ai tha se do të ishte ideal edhe organizimi i përbashkët Shkup, Tiranë, Prishtinë.

“Sunny Hill Festival është më se i mirëseardhur në Shkup, ideale do të ishte organizimi i përbashkët Shkup, Tiranë, Prishtinë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Sunny Hill”, u anulua në Prishtinë, pasi siç thotë themeluesi kryesor Dukagjin Lipa, kishte vonesa të dokumentacioneve nga ana e MAPL-së, e cila thotë se komuna nuk ia ka dorëzuar në kohë të gjitha dokumentet e nevojshme.