Lajme

Gruaja në Fushë-Kosovë e denoncon partnerin e saj

Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)

Një grua ka raportuar se personi me të cilin ishte duke bashkëjetuar e kishte ofenduar dhe e ka kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur.

Policia njofton se kjo kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë-Kosovë, 01.04.2023-08:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ishte duke bashkëjetuar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar, si dhe e kishte kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/Shqip.com