Lajme

Gruaja në Berat i jep fund jetës duke pirë fostoksinë, flasin fqinjët: Zihej çdo ditë me burrin

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vetëvrasja e 41-vjeçares Shpresa Krëku, mbrëmjen e kaluar në Berat.

Nëna e dy fëmijëve raportohet se ka pirë 3 kokrra fostoksinë pas një debati në telefon me bashkëshortin e saj, Ç.K, i cili prej një viti jeton në Selanik të Greqisë.

Banorë të fshatit Bilçë dhe të afërm të familjes shprehen për mediat se viktima ishte grua shumë e mirë, e edukuar dhe në fshat e donin të gjithë.

Sipas tyre, i vetmi problem i saj ishte mungesa e bashkëshortit Çlirim Kreku, i cili jetonte në fshatin Selanik të Greqisë dhe vinte shumë rrallë e rrinte pak ditë.

Sipas tyre, gruaja kishte shfaqur shenja depresioni pasi zihej çdo ditë në telefon me bashkëshortin, të cilin i kërkonte të kthehej në shtëpi, pranë saj dhe fëmijëve.

41-vjeçarja ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj pranë familjes së saj. Këtë të enjte ajo është përcjellë për në banesën e fundit.

/Shqip.com