Sport Ndërkombëtar

Gruaja e Valon Behramit, Lara Gut Behrami e përfundon e para garën e sllallomit të madh në Semering të Austrisë

Sllallomi i madh në ski për femra po zhvillohet në Semering të Austrisë.

Kjo garë është e vlefshme për Kupën e Botës në ski.

Garuesja zvicerane, Lara Gut-Behrami e ka përfunduar garën ditën e sotme si e para.

Derisa zvicerania përfundoi e para, Mikaela Shiffrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfundoi e dyta Marta Bassino e Italisë e treta, shkruan Shqip.com.

Lara Gut Behrami është gruaja e futbollisti të mirënjohur nga Kosova, Valon Behami, ish-reprezentues i Zvicrës në futboll.

Ajo është një ndër skiatoret më të suksesshme në botë.

Ndryshe, në pistën e Semering të Austrisë, të artën garoi për Shqipërinë edhe skiatorja Lara Kolturi (italiane, por me nënshtetësi shqiptare).

Kolturi nuk arriti ta përfundojë garën e saj, duke mos dhënë rezultat që në zbritjen e parë.

Edhe pse po bënte një zbritje të mirë, 16-vjeçarja nuk arriti të shkojë në finish, duke mos patur kështu mundësi të vijojë garën e saj.

Lara Kolturi është skiatorja e parë shqiptare që garon në Kupën e Botës dhe deri më tani ka grumbulluar 14 pikë.

/Shqip.com