Lajme Botë

Gruaja e Macron pranon një telefonatë: “Burri juaj është me një dashnor”

Brigitte Macron dhe Emanuel Macron

Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron mori një telefonatë anonime duke pretenduar se bashkëshorti i saj, presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte me një dashnor – homoseksual.

Pavarësisht kontrolleve të nivelit të lartë të sigurisë në të gjitha pajisjet e saj, një person iu afrua 68-vjeçares dhe i tha: “E di që burri yt është tani me një burrë”.

Komentatori politik Nicolas Prisette e bën këtë pretendim në një dokumentar të ri të quajtur “Në ferrin e fushatave presidenciale” në BFM – kanali më i njohur televiziv i lajmeve në Francë.

Ai pason thashethemet e shpeshta skandaloze për jetën personale të çiftit, duke përfshirë pretendimet se zonja Macron në fakt “ka lindur burrë”.

Brigitte Macron targeted by transphobic fake news
Briggite Macron

Senatori François Patriat, një anëtar i partisë En Marche (Në Lëvizje) të zotit Macron, konfirmoi se zonja Macron mbeti e shkatërruar nga telefonata që pretendonte se burri i saj 44-vjeçar ishte me një të dashur.

Patriat tregoi që zonja Macron u tha miqve më pas: “A e kuptoni se çfarë guxojnë të thonë? Nuk do të kursejmë asgjë. Isha e trishtuar dhe e tronditur kur e dëgjova këtë, por ne do të vazhdojmë”.

Hendeku 24-vjeçar i moshës mes çiftit – ka shkaktuar gjithmonë probleme, veçanërisht pasi ata filluan një lidhje kur Emmanuel Macron ishte ende një nxënës shkolle në qytetin e tyre të lindjes, Amiens, në Francën veriore.

Lidhja e tij me Brigiite-n, në atë kohë mësuese e martuar dhe nënë e tre fëmijëve, shkaktoi një skandal, por çifti ka mbetur bashkë që atëherë.

Në librin e tij dhe manifestin politik Revolucioni, Presidenti Macron e përshkroi lidhjen si “një dashuri shpesh klandestine, shpesh e fshehur, e keqkuptuar nga shumë para se të imponohej”.

Macronët përfunduan duke u martuar në resortin e plazhit të Channel Le Touquet në vitin 2007, por jo përpara se të shkaktonin ankth ekstrem mes njerëzve më të afërt.

Dokumentari gjithashtu vë në dukje se zonja Macron është lënduar nga kritikat për sensin e saj të veshjes që kur u bë zonja e parë në 2017.

Gael Tchakaloff, një i besuar i zonjës Macron, i tha programit se edhe ekipi i ‘kandidatit nuk ishte një tifoz i saj dhe unë mund t’i dëgjoja ata të flisnin për të duke thënë se “ajo nuk duhet të tregohet shumë, ajo mund të dëmtojë imazhin e kandidatit tonë“.

Brigitte Macron to sue over false claims she was born male - BBC News
Brigitte Macron dhe Emanuel Macron

Avokatët e zonjës Macron muajin e kaluar filluan procedurat ligjore mbi pretendimet e rreme se ajo është një grua transgjinore që ka lindur burrë.

Teoricienët e konspiracionit kanë sulmuar zonjën Macron në mediat sociale pasi një publikim i ekstremit të djathtë publikoi thashethemet e pabaza në dhjetor.

Pavarësisht pretendimeve të tilla, Macron mbetet favorit për t’u rizgjedhur president i Francës – në prill.

Sondazhi i fundit i opinionit Ipsos-Sopra Steria e vendosi atë me 26 për qind të votave në raundin e parë, shumë përpara rivales së tij më të afërt, kandidates së Rally Kombëtare Marine Le Pen me 17 për qind.

Dyshja u takuan për herë të parë në vitin 1993, kur Presidenti Macron, atëherë 15 vjeç, hyri në klasën e letërsisë së 39-vjeçares Brigitte në shkollën e mesme në Amiens, Francë.

Brigitte ishte e martuar me André-Louis Auzièr me të cilin ka tre fëmijë, por ishte divorcuar në vitin 2006. /Shqip.com