Rozë

Gruaja e Ermal Mamaqit thyen heshtjen, flet nëse është shtatzënë për herë të tretë

Ermali dhe Amarda

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi po vazhdojnë që të jenë njëri ndër qiftet më të qëndrueshëm të estradës shqiptare.

Ata ditë më parë festuan përvjetorin e 11-të të martesës së tyre, duke sjellë imazhe nga atje.

Çifti shfaqeshin duke darkuar dhe shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Mirëpo së fundi në media është përfolur së ata do të bëhen prindër për herë të tretë.

Dyshimet nisën nga fotografitë e Amardës në rrjete sociale, të cilat i bënë ndjekësit të aludojnë se moderatorja po fsheh diçka.

Gjatë pushimeve, ajo pozonte pas Ermalit ose me një çantë para barkut për ta fshehur atë.

Mirëpo, Amarda ka thënë për “Prive” se lajmet rreth shtatzënisë nuk janë të vërteta dhe se nuk do të sjellë në jetë një fëmijë të tretë.

Ata janë prindër të dy fëmijëve dhe siç po shihet nuk kanë ndonjë plan për fëmijë të tretë./SHQIP.com