Gruaja e Atsu: Ende lutem dhe besoj se ai është gjallë
Publikuar:
(11.02.2023 11:17:04)

Gruaja e futbollistit Christian Atsu, i cili është duke munguar qëkur Turqia u trondit nga tërmeti të hënën, ka bërë thirrje që të dërgohen pajisje shtesë për kërkim të burrit të tij në ndërtesën ku ai jetonte.
U raportua se Atsu, që është pjesë e skuadrës turke, Hatayspor, ishte nxjerrë nga ndërtesa me “lëndime”.
Por një ditë më vonë, menaxheri i tij e konfirmoi se nuk dihet vendndodhja e Atsut.
“Ende lutem dhe besoj se ai është gjallë”, ka thënë Claire Rupio, e cila jeton në Newcastle.
Më shumë se 23 mijë njerëz kanë vdekur në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore pas tërmetit të madh.
/Shqip.com