Sport Ndërkombëtar

Griner thotë se nuk iu tregun të drejtat gjatë arrestimit në Rusi

Brittney Griner

Ylli amerikan, Brittney Griner, dëshmoi të mërkurën në gjyq në Rusi.

Griner u arrestua në një aeroport të Moskës në shkurt dhe pranoi në gjykatë në fillim të këtij muaji se kishte produkte që përmbanin vaj kanabisi në bagazhin e saj kur mbërriti në Rusi, por pretendon se nuk kishte qëllim kriminal dhe i paketoi fishekët pa dashje, shkruan Sky Sports.

Gjatë dëshmisë së saj, ajo përshkroi një fluturim 13-orësh për në Moskë nga Arizona ndërsa po shërohej nga COVID-19.

Griner tha se ende nuk e di se si vaji i kanabisit përfundoi në çantën e saj, por shpjegoi se kishte rekomandimin e një mjeku për të dhe e kishte mbushur me nxitim.

Ajo kujtoi se u tërhoq mënjanë në aeroport më 17 shkurt pasi inspektorët gjetën fishekët.

Së bashku me përkthyesen që ofroi një përkthim jo të plotë, Griner tha se nuk mori as një shpjegim për të drejtat e saj dhe as akses për një avokat dhe u udhëzua të nënshkruante dokumentet pa një shpjegim të asaj që nënkuptuan.

Griner shpjegoi se pas disa orësh procedimesh që ajo nuk i kuptonte, asaj iu lejua t’i dorëzonte sendet e saj personale një avokati përpara se ta çonin në pranga, duke shtuar se ajo mori vetëm një përkthim të përciptë të akuzave gjatë një seance të 19 shkurtit, kur një gjykata vendosi arrestimin e saj.

Griner, ndalimi i të cilit është autorizuar deri më 20 dhjetor, përballet me 10 vjet burg nëse dënohet për transport droge./Shqip.com