Sport Ndërkombëtar

Griezmann, golashënuesi më i mirë në histori të Atleticos

Antoine Griezmann tashmë ka thyer rekordin e legjendës Luis Aragones, duke vendosur veten në pozitën e parë për më shumë gola të shënuar në histori të klubit të Atletico Madridit.

Atletico Madridi u mposht në vazhdime me rezultat 5-3 (3-3) nga Real Madridi në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arabinë Saudite, në kuadër të Superkupës së Spanjës.

Megjithatë, edhe pse ishte një natë zhgënjyese për Los Rojiblancos, një pikë e ndritur ishte goli i bukur i shënuar nga ylli i skuadrës, Antoine Griezmann.

Ky gol ishte i 174-të i francezit Griezmann për klubin kryeqytetas, i cili e vendosi atë përpara Luis Aragones (173) si golashënuesi më i mirë në historinë e Atleticos.

Duke folur pas ndeshjes, Griezmann shprehu krenarinë e tij për thyerjen e rekordit.

“Është diçka e pabesueshme për mua, një burim i madh krenarie. Në pjesën e parë kishte shumë emocione, por ne duhej të ktheheshim në lojë”, ka thënë Griezmann pas rekordit.

/Shqip.com