Sport Ndërkombëtar

Griezmann drejt Atletico Madrid, Barcelona e zëvendëson me sulmuesin e Sevillas

Antoine Griezmann

Antoine Griezmann ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Atletico Madridin, derisa kanë mbetur të sqarohen detajet mes Barcelonas dhe “Los Colchoneros”.

Marrëveshja tashmë është afër finalizimit, ku edhe lajmi është konfirmuar nga “L’Equipe”.

Griezmann gjatë kohës sa ishte pjesë e Atletico Madrid

Ndërsa, Barcelona po punon me shpejtësi për të gjetur zëvendësuesin e tij në këto orët e fundit që kanë mbetur deri në përfundimin e afatit kalimtar.

Opsioni më i “çasshëm” i Barçës për të nënshkruar në këto orë është sulmuesi i Sevillas, Luuk de Jong.

Luuk de Jong

Katalanasit janë duke negociuar me Sevillan, ku bisedimet filluan të marten pasdite me kërkesën e Ronald Koeman.

Kushti kryesor për ardhjen e sulmuesit holandez është largimi i Griezmann.

Klubi i Barcelonës ka mbyllur tre “operacione” gjatë ditës së sotme.

Shitja e Ilaix Moribas dhe Emerson drejt Leipzig, respektivisht Tottenhamit dhe huazimi i Rey Manaj te Spezia./Shqip.com