Lajme

Grevat në Kosovë, Kurti nuk premton rritje të pagave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti në konferencën e sotme ka thënë se nuk gjasat për rritje rroge janë shumë të vogla.

Sipas Kurtit, rritja e pagës nuk mund të ndodh për shkak të siç u shpreh ai, neglizhencës së kësaj çështjeje në dy dekadat e fundit.

“Natyrisht që unë i kuptoj grevat mirëpo mirëkuptimi im varet nga ligjshmëria e tyre pra duhet të kemi greva të ligjshme. Mundësitë e Kosovës janë relativisht të vogla dhe ne e dimë në çfarë gjendje janë ndodh sistemi shëndetësor dhe shërbimi mjekësor në përgjithësi në Kosovë për shkak të anashkalimit për më shumë se dy dekada”, tha Kurti.

Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka folur për çështje të specializantëve ku thotë se në të ardhmen si prioritet kanë edukimin e specializantëve.

Greva e punëtorëve shëndetësorë.

“Çështja me specializantët, por edhe edukimi i tyre dhe përgatitja profesionale në të ardhmen kanë me qenë një nga shtyllat kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës. Ne jemi duke punuar për zgjedhjen e kësaj çështje kjo duhet zgjidhur sa më shpejt apo çështja më e rëndësishme, ne do ta ristrukturojmë në tërësi edukimin e specializantëve dhe infermierëve, përgatitjen profesionale pas specializimit kështu që kjo ka me qenë një nga shtyllat kryesore të punës sonë të ardhshme”, ka thënë Latifi.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) më 25 nëntor kishim hyrë në grevë 8-orëshe.

Kjo sindikatë kishte kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me sindikatat dhe faktorë të tjerë dhe të shkojë sa më parë në Parlament./Shqip.com