Rozë

Greta Koçi vjen me projekte të reja

Pas suksesit të këngës së fundit “Alo Alo”, Greta Koçi ka nisur punën për projektet e reja muzikore.

Përmes llogarisë e saj në Instagram, Greta ka bërë të ditur se është duke punuar në projekte të reja muzikore, pasi dy këngë të reja nga ajo janë në përfundim.

Ajo nuk ndau detaje të tjera rreth këngëve, por me siguri do t’i dëgjojmë shumë shpejt.

/Shqip.com