Rozë

Greta Koçi forcon spekulimet për fejesën e saj, tregon unazën

Këngëtarja, Greta Koçi

Këngëtarja e njohur, Greta Koçi është njëra ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar, shkruan SHQIP.com

Ajo flitet në media për jetën private të saj por për atë profesionale dihet fare pak.

Megjithatë, së fundmi në portale nisi të qarkullojë një lajm se këngëtarja është fejuar në fshehtësi të plotë.

Është mësuar se djali që i ka rrëmbyer zemrën është nga Austria, vend në të cilin Greta po jeton prej kohësh.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, ata të dy po mendojnë t’i japin fund beqarisë duke u martuar së shpejti.

Për partnerin e Gretës nuk ka ende asnjë detaj dhe nuk dihet më shumë për të.

Lexo edhe:
Greta Koçi pjesë e “Big Brother VIP”? Këngëtarja tregon të vërtetën

Aludimet janë shtuar më shumë pasi që ajo ka postuar një video në InstaStory në natyrë, e shoqëruar nga motra Eni Koçi e partneri i saj, Genc Prelvukaj.

Në videon e publikuar në rrjetin social, Greta është siguruar të tregojë unazën e fejesës duke konfirmuar kështu aludimet për lidhjen e saj.

Në anën tjetër, ajo është duke sjellë projekte të reja, ku kënga e fundit e saj është “Trendafil”, e lansuar katër muaj më parë./SHQIP.com