Rozë

Gresa Behluli publikon fototgrafitë e para si nënë

Gresa Behluli

Gresa Behluli njoftoi fansat e saj rreth dy muaj më parë se ajo është bërë nënë për herë të parë.

Ajo solli një jetë një djalë të cilit i’a vendosi emrin Diell.

Ajo asnjëherë këta dy muaj e të qenurit nënë nuk ka ndarë foto me të birin, apo ka treguar se si ndihet të jete një nënë e re.

Mirëpo, ajo me një postim të fundit në Instagram bëri të ditur të gjitha këto situata.

“Ky vit si asnjëherë tjetër më gjen me shumë natë pa gjumë, me shumë lodhje, me disa kilogramë më shumë. Me shumë sfida e pikëpyetje si nënë e re por si asnjëherë tjetër me zemër dhe prehër plot.”

“Më gjen me një përgjigje për të gjitha pyetjet e mia: Dielli. Sa më e bukur është jeta që dy muaj me Diellin” – ka shkruar ajo. /SHQIP.com