Rozë

Gresa Behluli bëhet nënë për herë të parë

Gresa Behluli

Këngëtarja kosovare, Gresa Behluli, është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj, Hajrushi, përmes një postimi në Facebook, ku është shprehur mjaftë i lumtur që po bëhet gjysh.

Ai ka njoftuar se vajza e tij e ka lindur një djalë, të cilit ia ka vënë emrin Diell.

“Lindi Dielli dhe na solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona. Gresa dhe Luli u bënë prindër ndërsa unë dhe Shkurta gjyshër. Poashtu edhe Arbëri u bë dajë dhe Besiana e Agnesa teze.

Pra Dielli djali Gresës na e ndërroj statusin dhe ne me shumë dashuri i urojmë jetë të gjatë e të lumtur me shumë fat.  Zoti e bekoftë Diell Ibrahimin. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët e botës që i sjellin gëzime njerëzimit”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që lajmin se ishte në pritje të fëmijës së parë, Gresa e bëri pak kohë më parë përmes një videoklipit të fundit muzikor./ SHQIP.com