Sport Shqiptar

Gresa Bakraqi – shënon rekord të ri shtetëror

Gresa Bakraqi

Një rekord i ri shtetëror – u shënua sot.

Atletja, Gresa Bakraqi ka arritur të vrapojë në distancë prej 1500 metrave – për kohën prej: 4:20.56.

Përmes një postimi në Facebook – ajo është shprehur tejet e lumtur për këtë sukses.

“Një falënderim shumë i veçantë shkon për Salih Tahiraj i cili gjatë qëndrimit tim në Slloveni më siguroi të gjitha kushtet elitare që i nevojiten një sportisti.

Duke nisur nga udhëtimet, akomodimi dhe ushqimi, të gjitha nga ndihma dhe dëshira e tij që unë të performoj sa më mirë në garë”, ka shkruar ajo – ndër të tjera”.

Bakraqi – ka një përvojë të madhe në supe – teksa së fundmi e përfaqësoi Kosovën në Kampionatin Botëror të Atletikës – të mbajtur në Beograd, Serbi./Shqip.com