Sport Shqiptar

Gresa Bakraqi e treta në Kampionatin Ballkanik

Gresa Bakraqi

Gresa Bakraqi e ka mbyllur edhe një garë me sukses.

Atletja kosovare ka arritur të renditet në vendin e tretë, në Kampionatin Ballkanik.

Por, kjo nuk është e gjitha.

Ky vrapim i saj është rekord shtetëror – dhe për këtë ajo duket që është shumë e gëzuar.

“E treta në Kampionatin Ballkanik 3000m dhe Rekord Shtetëror. Faleminderit super ekipit tim te Kosovës për përkrahjen maximale morale gjatë garës.

Urime Kosova ime “, ka shkruar ajo në Facebook.

Bakraqi është një nga atletet më të suksesshe në tokën dardane, teksa këtë vit kishte marrë pjesë edhe në Kampionatin Botëror të Atletikës të mbajtur në Beograd. /Shqip.com