Rozë

Gresa-Andit: Na kanë mbetur edhe pak ditë, ti lojën tënde e unë timen

Andi dhe Gresa

Gjatë natës së sotme ka pasur përsëri përplasje në mes të Andit dhe Gresës.

Debati në mes tyre arriti në atë pikë, saqë Gresa kërkoi që në këto ditë që kanë mbetur ajo të koncentrohet në lojën e saj e ai në të tijën, e gjërat t’i vazhdojnë jashtë.

“Na kanë mbetur edhe pak ditë, ti koncentrohu në lojën tënde e unë timen. Gjërat e tjera i vazhdojmë jashtë”, ka thënë Gresa.

Në ato momente, opinionisti i BBVK-ës, Olti Curri, e ka pasur një pyetje pikante për Andin.

“Andi, a i zgjedh 200 mijë euro apo Gresën?”, ka thënë Curri.

Ndërsa, Andi u përgjigj duke thënë se i zgjedh 200 mijë euro.

/Shqip.com