Lajme Botë

Greqi, kapet dy milionë euro kokainë në portin e Igumenicës

Një sasi rekord kokaine me vlerë 2 milionë euro është kapur në portin e Igumenicës, në Greqi.

Autoritetet në port zbuluan rreth 59.5 kg kokainë, të ndara në 54 pako, brenda një kamioni frigoriferik.

Kokaina u zbulua nga qeni i stërvitur Vlad, në një kasafortë të krijuar posaçërisht në pjesën e përparme të mjetit. Drejtuesi grek i kamionit është arrestuar dhe rasti po hetohet më tej nga autoritetet.

/Shqip.com