Lajme Ballkan

Greqi: Burri tenton ta djeg të gjallë gruan e tij

Shërbimet e policisë së Evias kanë nisur një gjueti për të gjetur një burrë i cili rrahu gruan e tij në shtëpinë e tyre në zonën e Halkidës dhe më pas tentoi t’i vinte flakën me qëllim që ta digjte të gjallë.

Makthi për gruan ndodhi vonë të premten në mbrëmje, kur ajo debatoi me bashkëshortin e saj për një arsye ende të panjohur dhe ai e goditi dhe u largua nga shtëpia.

Ajo ka njoftuar Policinë, por para se të mbërrinte policia, autori është kthyer në shtëpi dhe ka tentuar t’i vë flakën.

Gruaja ka arritur të arratiset dhe të lajmërojë sërish Policinë, për pasojë bashkëshorti i saj ka mundur të arratiset.

Bashkëshortja e shqetësuar ka bërë denoncimin ndaj tij në komisariatin e Kalkidës dhe kërkimet për vendndodhjen e tij janë në vazhdim, raporton protothema.

/Shqip.com