Lajme Ballkan

Grenelli në darkë te Gjuriqi

Darka e shtruar nga Ambasada Serbe në Uashington.

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, të shtunën ka qenë në darkë te ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq.

Aty morën pjesë 14 përfaqësues nga Komisioni i Punëve të Jashtme.

Bëhet fjalë për 14 përfaqësues nga Komisioni I Punëve të Jashtme, Komiteti Ushtarak dhe Komisioni I në Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA.

Delegacioni amerikan me ambasadorin serb në Serbi.

Kështu ka njoftuar Ambasada e Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjuriq shprehu mirënjohjen e tij për të mbledhurit dhe për rëndësinë që tha se ata i kushtojnë përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Sonte, me ardhjen tuaj, ju dërguat mesazhe miqësie, respekti dhe mbështetjeje për Serbinë, mesazhe respekti për rezultatet e Serbisë në vitet e fundit dhe mesazhe të afirmimit të rrugës që po ecën Serbia si një partnere e besueshme dhe shtyllë e stabilitetit në rajon”, ka thënë Gjuriq. /Shqip.com