Lajme

Grenell: Kurti u ndëshkua sepse refuzoi SHBA-në, Osmani mendon ndryshe nga ai

Richard Grenell, ish-emisari amerikan për Dialogun Kosovë-Serbi.
Richard Grenell, ish-emisari amerikan për Dialogun Kosovë-Serbi.

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 nëntor në Kosovë.

Ai ka shkruar se me këto zgjedhje i është dhënë një leksion kryeministrit Albin Kurti.

Grenell në një postim në Twitter ka shkruar se Kurti mori këtë rezultat ngase refuzoi projektet amerikane, shkruan Shqip.com.

“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale”.

Ai ka shtuar se presidentja Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë SHBA-ve se ajo nuk është dakord me Kurtin për këto çështje.

“Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin”, shkroi Grenell./Shqip.com