Lajme

Greet Flore: Po punojmë që të hapim kufijtë për qytetarët e Kosovës

Drejtoresha menaxhuese e Këshillit të Byrove nga Brukseli, Greet Flore, është duke qëndruar në Kosovë. Ajo gjatë ditës së sotme është takuar me drejtorin ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku.

Me këtë rast, pas përfundimit të takimit, në një konferencë për medie, Flore deklaroi se Byroja Kosovare po bënë punë profesionale dhe se qëllimi është të hapen rrugët për qytetarët.

“Ne jemi duke punuar dhe reflektuar si të hapim kufijtë për qytetarë. Të gjejmë rrugë për të ndryshuar gjendjen aktuale. Ne i njohim partnerët tanë kosovar dhe ekzistojnë disa pengesa, por nesër do të hyjmë në detaje se si të ecim tutje”, tha Flore.

Ndërsa, Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit, duke e falenderuar përfaqësuesen për vizitën, tha se janë diskutuar tema të rëndësishme për hapat që duhet të plotësohen për anëtarësim në Këshillin e Byrove.

“Faleminderit që keni ardhur në 11-vjetorin e byrosë dhe sot kemi të pranishme Green Floren. Gjatë takimit kemi diskutuar për zhvillimet në tregun e sigurimeve për hapat që kemi ndërmarrë që të jemi pjesë e Këshillit të Byrove”.“Për këto dy vjet jemi munduar si BKS t’i kompletojmë të gjitha” tha Mazreku.

Me rastin e 11-vjetorit të formimit të Byrosë Kosovare të Sigurimit, nesër do të mbahet një takim tjetër, me përfaqësues të institucioneve të byrove nga shtetet e rajonit./Shqip.com

/Shqip.com