Lajme

Grave shtatzëna u bëhet thirrje të vaksinohen

Foto e ilustruar

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, u ka bërë thirrje grave shtatzëna në Kosovë që të vaksinohen kundër COVID-19.

Sipas tij, një numër i madh i grave shtatzëna në botë janë vaksinuar dhe nuk është vërejtur ndonjë efekt negativ.

Ismaili ka bërë të ditur se në Klinikën Gjinekologjike në repartin e dedikuar për Coronavirus, është e hospitalizuar një grua shtatzënë, duke shtuar se gjendja e saj është stabile.

“Duke pasur parasysh efektet e Covidit është më mirë të vaksinohen gratë shtatzëna sepse efektet më të mëdha janë për shkak të mos vaksinimit. Rekomandimi është që gratë shtatzëna të vaksinohen”, ka thënë ai për EO.

“Ka pasur hezitim dhe së fundi ka dalë edhe Ministria e Shëndetësisë me rekomandim që gratë shtatzëna që nuk kanë komplikim ose alergji të vaksinohen. Është sëmundje e re dhe nuk kemi pasur ndonjë rast që ndonjë shtatzënë është vaksinuar dhe më vonë është infektuar me Covid-19”.

Në Kosovë nuk dihet se sa është numri i grave shtatzëna të vaksinuara.

Ajo që dihet është se nga numri total i të vaksinuarve, 48% janë të gjinisë femërore./SHQIP.com