Lajme

Gratë protestojnë kundër vrasjeve dhe dhunës ndaj tyre

Protesta e grave në Prishtinë.

Qindra gra dolën në rrugët e Prishtinës për të protestuar kundër vrasjes dhe dhunës ndaj grave.

Protesta u organizua nga “Artpolis”, të dielën.

Nga Sheshi  “Zahir Pajaziti” gratë protestuese marshuan drejt objektit të Qeverisë.

Protesta është organizuar nën moton “BOLL MA – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale.”

Diskutimi për vrasjen ndaj grave ka qenë disa herë aktualitet në Kosovë.

Kjo pas vrasjeve të raportuara. /Shqip.com