Ekonomi

Gratë minoritete përfitojnë grante nga USAID, Osmani: Dëshmi e lidhjes së palëkundur Kosovë-ShBA

USAID
USAID

Të hënë është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të granteve dhe Panairi i bizneseve në pronësi të grave të minoriteteve.

Në këtë ceremoni u bë nënshkrimi zyrtar i 53 granteve, me vlerë totale prej rreth 530 mijë dollarësh (apo 496 mijë e 583 euro) , që u janë alokuar bizneseve në pronësi të grave dhe pjesëtarëve të minoriteteve, shkruan EO.

Aty u tha se objektivi kryesor i këtij aktiviteti të USAID-it është forcimi i bizneseve, përmirësimi i kapaciteteve të tyre prodhuese dhe shërbyese si dhe rritja e konkurentshmërisë së tyre në tregjet vendore dhe rajonale.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se fuqizimi i grave është gurthemel për zhvillimin ekonomik të shtetit.  Ajo tha se bashkëpunimi i vazhdueshëm me USAD-in është një dëshmi të lidhjes së palëkundur ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.

“Është gjithnjë nder i veçantë kur mblidhemi bashkë në ngjarje që në qendër kanë gartë. Është refekkot i angazhim tonë të përbashkët në fushën e rritjes dhe zhvillimit ekonomik, fuqizim i grave qëndron si një gurthemel. Këto gra po thyej barrierat më sektorët që dominojnë burrat. Është konfirmuar që gratë jo vetë që fuqizojnë bizneset e tyre por kontribuojnë edhe në shoqëri”.

“Angazhimi ynë për t’i mbështetur gratë dhe komunitete mbetet i pa lëkundur. Ky është investimi me i mençur ne vendin tonë. Ndarja e granteve nga USAD është më shumë se sa investim financiar, është një shenjë besimi. Këto fonde do të shërbej si qëndrueshmëri për këtë sektor. Ne po punojmë drejt një të ardhme që këto biznese jo vetëm që mbijetojmë, por edhe janë të suksesshëm. Jam e bindur që përmes këtyre grandeve do ta vazhdoni punën tuaj me përkushtim. Le të mos harrojmë se rrugëtimi ynë drejtë barazisë është proces i vazhdueshëm”, tha ajo.

Drejtoresha e USAID-it, Mary Eileen Devitt, tha se kjo ceremoni tregon për përkushtimin e Qeverisë së ShBA-së që të iu ndihmojë bizneseve të vogla që të ia dalin mbanë pas krizave që kanë përjetuar.

“Në thelbin e sistemit të vlerave është që të gjithë njerëzit nuk duhet që të jenë vetëm të përfshirë por edhe të ndërlidhura më vendin që i takojnë. Angazhimi gjithëpërfishes i gjitha segmenteve sigurinë një rritje ekonomike më të madhe. Shoqëria bëhet me e fuqishme dhe më e madhe. Në Kosovë gratë dhe komunitet hasin në pengesa kur marrin pjesë në sfera të shoqërisë e sidomos në ekonomik, kjo është arsyeje që ne sot marrim pjesë këtu. Këto granate do të iu ndihmojë që t’i mbijetoni pasojave të pandemisë dhe do të ju jidhojm që të jeni konkurrent në tregjet vendore dhe ndërkombëtare”, tha ajo.

Nermine Mahmuti, drejtoresh ekzekutive në CDF, tha se deri tani kanë mbështetur mbi 370 biznese të vogla dhe të mesme. Ajo tha se qëllimi kryesor i këtyre ndarjeve është që tu ofroj ndërmarrjeve mundësi të shtuara ekonomike dhe të rris qëndrueshmërinë e tyre, raporton EO.

“Qëllimi kryesor është të ofroj mundësi të shtuara ekonomike dhe të rris qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve. Sot po fillojmë më nënshkrim e 53 grandeve të para dhe urojmë që secili nga ata të shfrytëzojnë këtë mundësi të mëdha nga ShBA-ja. Janë ndërmarrjet e dobishme për ekonomin e vendit. Ne hapjen e parë kemi pranuar mbi 500 aplikime, kjo tregon se sa është nevoja për mbështetje”.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, është mbajtur edhe një panair produktesh që kanë prezantuar ofertat e 25 bizneseve në pronësi të grave dhe pjesëtarëve të minoriteteve.

/Shqip.com