Rozë

Graniti “thumbon” hapur Fifin: Kam ftuar vetëm këngëtaret on top

Fifi dhe Graniti

Ish-konkurrenti i “BBV”, Granit Cana po vazhdon që të jetë në fokus të mediave.

E shkak për ketë ishte raporti që kishte me Fifin, ku në fillim u mendua se dyshja mund të këtë diçka në mes veti.

Por, më vonë dyshja e sqaruan se një gjë e tillë nuk është e vërtet dhe ata janë vetëm shokë.

Por siç duket ky raport në mes dyshes nuk është aq i mirë e këtë e konfirmoi vet Graniti teksa ishte në një bisedë virtuale me fansat.

Ai u pyet pse Fifi nuk është ftuar të këndojë në klubin e njohur në Prishtinë ku ai është pjesë e stafit.

‘’Nuk ka absolut kurrgjë personale, as nuk varet prej meje po… (emri i klubit)  gjithmonë është përkujdes mi fetuar artistat që janë on top për atë çdo ndejë është stërfull me njerëz dhe është numër 1’’, ka qenë përgjigja e Granitit që nga fansat u mor si ‘thumb’ ndaj Fifit. 

Sa i përket jetës private, Graniti nuk  ka deklaruar asgjë./SHQIP.com