Rozë

Graniti thumbon Fifin pasi zyrtarizoi lidhjen e re?

Fifi dhe Graniti

Fifi tashmë ka zyrtarizuar lidhjen e dashurisë me Adis Patushin.

Ata kanë dhuruar puthjen e shumëpërfolur në një lokal derisa ishte duke përformuar këngëtarja.

Kjo puthje është bërë virale dhe ka pasur reagime të shumta.

Së fundmi një gjë të tillë e ka bërë edhe Granit Cana.

Ish-banori i “Big Brother” ka tërhequr vëmendjen me postimin në “Instastory” ku shkruan: “Kush është fals ose real, tani duket shumë qartë”.

Statusi në fjalë duket si një reagim për lidhjen e Fifit, të paktën kështu është parë nga ndjekësit. Por të shohim nëse ai ose këngëtarja do të kenë reagime të tjera.

Ndryshe gjatë kohës sa ata ishin pjesë e Big Brotherit është përfolur që kanë filluar pëlqimin për njëri-tjetrin.

Mirëpo një e tillë është mohuar nga dyshja./SHQIP.com