Rozë

Graniti pas daljes nga Big Brother: Nëse nuk do isha i lidhur, do flirtoja me Semin

Granit Cana

Ish-futbollisti, Granit Cana është eleminuar të premten nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Pas eliminimit ai është drejtuar në skenën e spektaklin ku edhe u pyete nga prezantuesja, Arbana Osmani, për eksperiencën e kaluar aty.

Ndonëse u shpreh se është i mërzitur që u largua, Graniti ka thënë së është i lumtur se tashmë mund ta sheh familjen e tij.

Pas daljes Graniti ka filluar me intervista ku së fundmi në “Fan Club “ pranoi se Semi është vajza që i pëlqen më shumë brenda shtëpisë. Ai tha se nëse nuk do ishte i lidhur me vajzën jashtë shtëpisë, do flirtonte me Semin.

Granit Cana

I pyetur se çfarë i pëlqen te Semi ai përmendi fillimisht pamjen fizike dhe më pas karakterin.

Nga ana tjetër, Semi dhe Graniti janë parë shpesh shumë të afërt. Madje, rrëfimin më emocionues, atë për ndarjen e prindërve dhe vështirësitë e jetës e ka bërë me Semin.

Graniti është shprehur se me këngëtaren ndihet mirë e po ashtu ka thënë se “është detyruar” të largohet nga ajo për shkak të debateve që ka pasur me Fifin./SHQIP.com