Sport Ndërkombëtar

Granit Xhaka shënon gol në Ligën e Evropës

Skuadra e Arsenalit ka kaluar në epërsi ndaj Sportingut, në ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales në Ligën e Evropës.

Për 1:0 ka shënuar Granit Xhaka në minutën e 19-të.

Ai shënoi me goditje nga zona, pas një topi të kthyer.

Arsenali po udhëheq 3:2 në rezultatin e përgjithshëm.

/Shqip.com