Granit Xhaka nominohet për lojtarin e vitit në Zvicër
Publikuar:
(14.01.2024 14:45:39)

Futbollisti kosovar, i cili po shkëlqen këtë sezon me Bayer Leverkusenin, është nominuar për çmimin Lojtari zvicran i Vitit për vitin 2023.
SFV (Federata Zvicerane e Futbollit) dhe SFL (Liga Zviceriane e Futbollit) do të shpallin çmimet e tyre vjetore për vitin 2023 të hënën, më 15 janar.
Granit Xhaka është edhe kapiten i kombëtares zvicrane, i cili i ka dhënë kontribut të çmuar në kualifikimin për në Euro 2024.
Xhaka ishte shpallur Lojtari i Vitit edhe në vitin 2017 dhe 2022.
/Shqip.com