Sport Ndërkombëtar

Granit Xhaka mban premtimin, zbulohet arsyeja pse e festoi në këtë mënyrë golin ndaj Sportingut

Granit Xhaka e ka dërguar Arsenalin në pushim me avantazh kundër Sporting Lisbonës në Ligën e Evropës.

Arsenali ka avancuar 1:0 kundër Sporting Lisbonës në ndeshjen e dytë në stadiumin “Emirates” në Londër.

Golin e vetëm të pjesës së parë e shënoi mesfushori shqiptar, Granit Xhaka në minutën e 19-të.

Xhaka pas golit zgjodhi një festë të pazakontë në stilin e tij, mirëpo që ishte dedikim për vajzën e tij.

/Shqip.com