Sport Shqiptar

Granit Xhaka: Kujtojmë dhe përulemi me nderim para luftëtarëve

Granit Xhaka

Jeton në Angli, por Kosovën nuk e harroi asnjëherë.

Granit Xhaka, ka uruar 14-të vjetorin e pavarësisë – përmes një ‘story’ në Instagram.

Ai – kujtoi se në këtë ditë duhet të kujtojmë dhe të përulemi me nderim ndaj luftëtarëve dhe të gjithë atyre që kontribuan ndër vite.

“Sot, ne së bashku fesotjmë një arritje të madhe historike për kombin tonë. Në këtë ditë, ashtu siç në çdo ditë e brez pas brezi, kujtojmë dhe përulemi me ndermin dhe mirënjohjen më të thellë para luftëtarëve, intelektualëve, veprimtarëve, bijëve dhe bijave të kombit tonë që dhanë jetën për ta gëzuar këtë ditë. Në përvjetorin e 14-të të pavarësisë, kemi nderin, krenarinë dhe gëzimin t’i urojmë popullit të Kosovës lumturi dhe prosperitet”, ka shkruar ai në Instagram.

This image has an empty alt attribute; its file name is image-7.png
Shkrimi i tij në Instagram

Dashurinë e tij për atdheun e kishte treguar edhe në Kampionatin Botëror të mbajtur në Rusi – ku së bashku me Xherdan Shaqirin i kishin festuar golat duke e simbolizuar shqiponjën me duar.

Xhaka – tashmë 29 vjeçar – është pjesë e Arsenalit, skuadër me të cilën po e synon rikthimin në Ligën e Kampionëve. /Shqip.com

Granit Xhaka makes eagle symbol - ABC News (Australian Broadcasting  Corporation)
Festimi i Xhakës – në Kampionatin Botëror