Sport Ndërkombëtar

Granit Xhaka e komenton deklaratën e Zana Avdiut, e cila e vlerësoi si rrugaç!

Granit Xhaka e fitoi vëmendjen kryesore në ndeshjen Zvicër-Serbi në kuadër të Kupës së Botës.

Ai u shpall lojtari më i mirë i takimit ku Zvicra triumfoi 3:2 dhe u kualifikua tutje në Botëror, duke e eliminuar Serbinë.

Por, ai pati disa përleshje verbale e fizike me lojtarët serbë.

Në një moment, ai e kapi organin gjenital, duke ia “treguar” bankës rezervë të Serbisë.

Ky gjest nga analistja Zana Avdiu u cilësua si i turpshëm dhe akt prej rrugaçi. “Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane!”, shkroi Avdiu në rrjetin social “Facebook”.

Kjo deklaratë e Avdiu shkaktoi bujë të madhe në Kosovë, e në të u përshi edhe babai i Granitit, Ragip Xhaka, i cili e vlerësoi si të turpshëm vlerësimin e Zanës.

Së fundmi, vet Graniti e ka komentuar këtë deklaratë Zanës në një intervistë për mediumin zviceran “Keystone-SDA”.

“Ishte për të tërhequr vëmendje. Ajo përdori një fjalë të ashpër kundër meje. Papritur bëhej fjalë për rritjen e prindërve të mi. Nuk doja ta komentoja vetë. Babai im u fut në kontakt. Historia u prezantua më e madhe se sa ishte efektive. Katër apo pesë vjet më parë, një zhvillim i tillë mund të më kishte rënduar. Tani po përpiqem të klasifikoj pak gjithçka”, ka thënë ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, përcjell Shqip.com.

Ndryshe, Zvicra u eliminua në çerekfinale të Kupës së Botës nga Portugalia.

/Shqip.com