Sport Shqiptar

Grand Slami i Tbilisit të Gjeorgjisë është ‘stacioni’ i radhës i ekipit olimpik të xhudos

FOTO: Kosovo Olympic Committee
FOTO: Kosovo Olympic Committee

Xhudistet e Kosovës do të paraqiten në Grand Slamin që mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë prej të premtes deri të shtunën.

Kosova ka fituar medalje në të gjitha garat e mëdha të xhudos në të cilat është paraqitur këtë vit e kjo seri synohet të vazhdohet edhe në Tbilisi.

Gara e vlefshme për pikë olimpike mbahet prej nesër (e premte) e deri të dielën, shkruan Shqip.com.

Distria Krasniqi (-52 kg), Erza Muminoviq (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-78 kg) janë pjesëmarrëse.

/Shqip.com