Lajme

Graçanicë, një 34 vjeçare gjendet pa shenja jete

Një 34-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Graçanicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa Policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur hetimet.

Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë  ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha ajo.

/Shqip.com