Lajme

Grabitje nën kërcënimin e thikës në një barnatore të Prishtinës

Sulm me thikë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së djeshme një person nën kërcënimin e thikës ka grabitur 400 euro në një barnatore në Prishtinë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e tyre 24 orësh, i dyshuari pas kësaj është larguar në drejtim të panjohur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një persona i panjohur nën kërcënimin e thikës ia ka grabitur rreth 400 euro para nga arka e barnatores dhe është larguar në drejtim të panjohur.”, shkruhet në komunikatën e tyre.

Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur edhe një grabitje tjetër në një pikë të karburanteve në Lipjan, ku një person nën kërcënimin e armës ka grabitur 1000 euro./Shqip.com