Lajme

Grabitje në një restorant në Mitrovicë, punëtorit iu vodh ushqimi, pazari ditor dhe dy telefona

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person ka raportuar në polici, se gjatë  kohë s që  ishte në vendin e punës, në një restorant në Mitrovicë, dy të panjohur ia vodhën ushqimin, pazarin ditor dhe dy telefona, të premten.

Kështu u bë e ditur në raportin e Policisë.

“Viktima mashkull kosovar, punëtor i një restoranti, ka raportuar se derisa ka qenë duke i kryer disa porosi ushqimi, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur ushqimin, pazarin ditore në vlerë 120€ dhe dy telefona”, thuhet në raportin e policisë.

/Shqip.com