Lajme

Grabitje me armë në një pompë derivatesh në Ferizaj

Një person ka raportuar se derisa ishte në vendin e tij të punës në një pompë derivatesh, një person i panjohur nën kërcënimin e armës i ka grabitur rreth 500 euro të gatshme.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 00:43 në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”, në Ferizaj.

Ndërsa, siç thuhet në raport rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull  kosovar  ka raportuar se, deri sa ishte në vendin e tij të punës në pompë derivatesh, një person i panjohur nën kërcënimin e armës i ka grabitur rreth 500 € para të gatshme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

/Shqip.com