Lajme Botë

Grabitje me armë në dyqanin luksoz në Paris (VIDEO)

Grabitje me armë në dyqanin luksoz në Paris
Grabitje me armë në dyqanin luksoz në Paris

Një grabitje me armë ka ndodhur në një dyqan bizhuterish të markës luksoze Bulgari, në Paris.

Grabitja e dyqanit luksoz ka ndodhur në mes të ditës, dy ditë më parë, ndërkohë sot janë publikuar dhe pamjet e grabitjes të filmuara nga kalimtarët në rrugë.

Dyqani i bizhuterive luksoze ndodhet në qendër të Parisit, ku tre persona që lëviznin me dy motoçikleta hynë në dyqan. Në videon e publikuar shihen dy motoçikleta të mëdha, të zeza, të parkuara në trotuarin përpara dyqanit të bizhuterive.

Një burrë me helmetë i armatosur dhe i veshur me rroba të zeza shihet duke qëndruar roje. Më vonë, nga dyqani i bizhuterive dalin dhe dy grabitësit e tjerë që mbajnë dhe çantat me bizhuteritë e vjedhura.

Shkalla e dëmit dhe vlera e bizhuterive që ata morën është ende duke u vlerësuar nga ekspertët.

I njëjti dyqan u vu në shënjestër edhe të një grabitje të armatosur në shtator të vitit 2021, dëmi i së cilës u vlerësua në 10 milionë euro.

/Shqip.com