Lajme

Grabitje e dhunim në Gjilan, Policia jep detajet

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Policia ka njoftuar se një nënë me djalin e saj, derisa ishin duke ecur rrugës, janë sulmuar fizikisht nga dy të maskuar.

Të dyshuarit ia kanë marrë arin dhe paratë që kishte viktima dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të mitur të viktimës. I njëjti ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“GRABITJE&DHUNIM – Gjilan 25.05.2024 – 00:40. Është raportuar se dy viktimat një  femër dhe djali i saj i mitur,  deri sa ishin duke ecur rrugës janë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur të maskuar. Të dyshuarit kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari që kishte si dhe një shumë parash dhe njëkohësit dyshohet se të njëjtit e kanë dhunuar, ndërsa ndaj djalit të saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

/Shqip.com