Lajme

Grabitje e armatosur në Prishtinë – tre persona ia marrin veturën dhe paratë një postieri

Ilustrim

Në fshatin Ballaban të Prishtinës, të shtunën (14 maj) ka ndodhur një rast grabitje.

Siç raporton Policia, një punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se tre persona të panjohur nën kërcënimin e armës ia kanë marrë veturën, dy telefona dhe para të gatshme.

“Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pas disa veprimeve hetimore vetura është gjetur, është ekzaminuar në vendin e ngjarjes e më pas iu është kthyer viktimës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./Shqip.com